Pranimet në “Mjekësi të Përgjithshme”/ Të hënën testimi i informatizuar, detaje mbi procedurat

11/08/2023 11:29

Ditën e hënë nis testimi i informatizuar në kuadër të pranimeve në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” pranë Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.

Ministria e Arsimit njofton se testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët 400 do të shpallen fitues.

Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.

Të gjitha detajet që nevojiten për zhvillimin e këtij testimi i gjeni si më poshtë:

Listën emërore për testimin e informatizuar të maturantëve.

Kalendarin e testimit të informatizuar.

Njoftimin mbi procedurat e testimit.

Faturën për arkëtim për provimet e digjitalizuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA