Përmbytje katastrofike në Mianmar! Të paktën 5 viktima, më shumë se 40 mijë të evakuuar

11/08/2023 22:03

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e musonit kanë vrarë të paktën pesë persona dhe kanë detyruar evakuimin e rreth 40 mijë të tjerëve në Mianmar.

Pamjet e xhiruara tregonin rrugët e mbushura me ujë për shkak të lumenjve të dalë nga shtrati, ndërsa banorët vendas kanë përdorur edhe varkat për të lëvizur.

Mianmari goditet nga shira të dendur çdo vit rreth kësaj kohe, por ngjarjet ekstreme të motit kanë goditur botën javëte fundit, ngjarje për të cilat shkencëtarët thonë se janë përkeqësuar nga ndryshimi i klimës.

Niveli i ujit është rritur në një kohë shumë të shkurtër, për këtë arsye janë evakuuar me shpejtësi banorët, e më pas janë dërguar në vendet e strehimit.

Sipas banorëve vendas këto janë përmbytjet më të rënda të viteve të fundit.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare vlerësoi se rreth 50,000 njerëz të Mianmarit ishin prekur nga reshjet e dendura të musonit dhe vërshimi i ujit.

Gjithashtu ka pasur edhe rrëshqitje të dheut në disa prej rrugëve më të rëndësishme të vendit, ndërsa urat janë shkatërruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA