Pasi përjetuam mot përvëlues me temperatura mbi 43 gradë Celcius, muaji Gusht, po duket me i freskët.

“Kjo fundjavë parashikohet të sjellë rritje të temperaturave të ajrit. Pritet që maksimumet në rang territori të ngjiten edhe në 37 gradë Celcius. Në zonat bregdetare temperaturat pritet të jenë nga 32-34 gradë celsius, ndërsa në zonat malore deri në 33 gradë Celcius. Fundjava do të sjellë ditë me diell. Pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave dhe këto të fokusuara në zonat malore. Për sa i përket fillim javës që vjen, pritet të kemi një sistem vranësirash  të cilat pritet të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu kryesisht këto përgjatë shtrirjes lindore, ndërsa Ultësira Perëndimore do të ketë vetëm kalime vranësirash. Duket sikur temperaturat kanë rënë ndjeshëm, por në fakt kemi temperature tipike të gushtit, ku në orët e mesditës temperaturat janë 32-33 gradë celsius dhe momentalisht jemi në këta temperatura. 15-ditëshi i dytë i gushtit do të ketë ditë të nxehta, do të kemi temperatura mbi 37-38 gradë Celcius. Do të kemi ditë të shumta me diell, por edhe ditë me reshje të izoluara shiu.”– tha Hakil Osmani  Meteoalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA