Nxënësit ukrainas të kërkim të një shkolle në SHBA

11/08/2023 20:51

Ata janë të talentuar, të zgjuar dhe ambiciozë edhe pse në mes të një lufte. 84 nxënës të shkollave të mesme ukrainase nuk po e lënë luftën të ndërpresë ëndrrat e tyre dhe po përgatiten të aplikojnë në kolegjet dhe shkollat amerikane me ndihmën e një organizate jofitimprurës.

Anastasiia Zhukovska është një 17-vjeçare nga rajoni Zhytomyr i Ukrainës veriperëndimore dhe me rezultat shumë të mira në shkollën e mesme.

Arritjet e saj akademike janë shumë të larta, veçanërisht në biologji, fushë të cilën ëndërron të vazhdojë studimet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë dua të studioj në një fushë të biologjisë, të kthehem në Ukrainë dhe të ndaj njohuritë e mia si dhe të zbatoj të gjitha aftësitë e mia të fituara në shkollat ukrainase për të rritur një brez të ri shkencëtarësh, që janë të interesuar për biologjinë”, thotë ajo.

Anastasia mund t’i përballojë studimet jashtë vendit, vetëm nëse siguron një bursë të plotë. Pikërisht për studentët e talentuar si ajo u krijua në vitin 2015 programi “Ukraina Global Scholar” me bazë në Masaçusets, i drejtuar nga vullnetarë.

Për të fituar një bursë një kandidat duhet të ketë nota të shkëlqyera, të kalojë provimet në anglisht dhe matematikë, si dhe të kalojë disa intervista, që zhvillohen nga ky program.

Më pas fituesit mblidhen në një kamp afër Varshavës për t’u përgatitur për procesin e aplikimit në universitetet amerikane.

“Ky kamp pune është një kamp shumë intensiv me informacione. Ne shqyrtojmë në këtë proces aplikimi shumë detaje. I gjithë koncepti, madje edhe i esesë, është diçka absolutisht e re për ta, sepse kjo nuk është diçka që ata e mësojnë në shkollat e Ukrainës”
Organizata i ndihmon studentët të marrin ndihmë të plotë financiare në kolegjet, ose në universitetet në SHBA, në varësi të moshës së kandidatit.
“Ata konkurrojnë me studentë nga e gjithë bota, si studentët më të mirë, studentë me rezultate të mahnitshme dhe gjithashtu me histori personale”, thotë më tej Julia.
Dhe për të dytin vit, studentët duhet të kalojnë procesin e pranimit në shkollat amerikane në kushte lufte, duke u përballur me sulmet me raketa, ndërprerjet e energjisë dhe linjën e dobët të internetit.

“Unë u përpoqa të bëja provimin e anglishtes, katër herë. Dhe në tre përpjekje interneti u shkëput në fund të provimit. Dhe kjo është arsyeja pse nuk arrija dot të merrja certefikatë”

16-vjeçarja Maria nga Zaporizhzhia ishte një finaliste për vitin e kaluar. Ajo filloi procesin e aplikimit ndërsa qyteti i saj ishte nën pushtimin rus dhe iu desh të ikte në territorin e kontrolluar nga Ukraina, ndërsa përgatitej për provimet.

“Kishte radhë vërtet të gjata jashtë qytetit dhe kalova dy ditë e një natë atje. Kaloja kohë duke bërë detyrat e mia në makinë dhe ishte stresuese”, tregon ajo.

Tani Maria ka fituar një bursë të plotë prej 95 mijë dollarësh në vit për të ndjekur shkollën private “Hill” në shtetin e Pensilvanisë, duke filluar nga kjo vjeshtë.

Organizata “Ukraina Global Scholar” thotë se 86% e studentëve marrin bursa. Që nga fillimi i programit, studentët e tyre janë shpërblyer me më shumë se 50 milionë dollarë bursa të plota./ VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA