Lule qumështorja gjendet kudo në Shqipëri, si në zonat malore ashtu edhe bregdetare.

Prania e saj në natyrën shqiptare është një vlerë e shtuar jo vetëm për hijeshinë e shtuar në peisazhe por mbi të gjitha për vlerat kurative që ajo ka për shëndetin.

Lule Qumështorja është një bimë që i ka dhënë jetë shumë specieve të ndryshme në botën e bimëve. Ajo është e pasur në vlera, për vetë faktin se pothuajse të gjitha pjesët e bimës kanë vlera të larta mjekësore.

Në momentin që prisni një gjethe ose një kërcell të saj, do të vini re një lëng qumështor që mpikset menjëherë. Ky lëng është toksik nëse bie në kontakt me lëkurën.

Rrjedhimisht, ndërkohë që disa pjesë të Lule Qumështores mund të përdoren në mjekësinë popullore, bima vetë mund të jetë toksike.

Këshillohet që në përpunimin ose këputjen e saj të përdoren doreza. Farat e Lule Qumështores nuk shiten në treg dhe kanë një jetëgjatësi të kufizuar.

Të dhëna interesante për vlerat ushqimore dhe mjekësore

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, Lule Qumështorja, përmban disa minerale shumë të rëndësishme, në veçanti sodiumin, kaliumin, kalciumin dhe lithiumin. Bima përmban gjithashtu beta karoten, vitaminë C dhe fenolë.

Lule Qumështorja përdoret gjerësisht për të pastruar rrugët e frymëmarrjes dhe për të trajtuar astmën.

Ajo ka një efekt zgjerues dhe çlirues për rrugët e frymëmarrjes që e bën ideale për shumë simptoma që prekin ato.

Rrënja e bimës ka efekt kundër të vjellave. Siç e përmendëm edhe më lart, ndonëse gjethet, rrënjët dhe lulet kanë vlera mjekësore, qumështi që ato nxjerrin është helmues dhe mund të dëmtojë lëkurën dhe sipërfaqe të tjera të trupit.

Vlerat shëndetsore dhe Përdorimet Terapeutike

Lule qumështorja përdoret gjerësisht për të trajtuar bronshitin dhe problemet që kanë të bëjnë me astmën. Kjo lule ofron shërim dhe çlirim nga simptoma të shkaktuara nga i ftohti dhe gripi.

Përdorime të tjera të lule qumështores:

Gjethet e lule qumështores vijnë në ndihmë kundër irritimeve të lëkurës. Qumështi mund të jetë toksik por eshtë efikas për heqjen e lythave.

Ekstrakti i luleve të copëtuara të qumështores mund të shërojnë infeksionet e syrit dhe inflamacionet e tij.

Bima besohet të ofrojë shërim nga ethet tropikale sepse lehtëson prodhimin e trombociteve.

Lule qumështorja mund të përdoret edhe për të trajtuar pickimin e gjarpërit.

Lule qumështorja njihet të ketë vlera kundër krimbave dhe parazitëve të tjerë që prekin organizmin.

Lule qumështorja stimulon prodhimin e qumështit tek nënat lehonë.

Rrënja e lule qumështores mund të transformohet në një pastë për të shëruar dhimbjet e stomakut. Megjithatë, ajo duhet konsumuar vetëm në doza të rekomanduara sepse mund të shkaktojë të vjella.

Lule qumështorja mendohet të ketë vlera antivirale dhe është përdorur në trajtimet e disenterisë dhe zbutjen e simptomave të diaresë.

Ekspertët e mjekësisë popullore Kineze e përdorin këtë barishte për efektin e saj laksativ. Ajo largon lëngjet e tepërta nga trupi, zbut edemën dhe inflamacionin në gjendrat limfatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA