Pas katër muajsh në paraburgim, kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ka zhvilluar sot një takim me deputetin grek të partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos.

Në kohën kur kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ka përsëritur edhe njëherë kërkesën për të lënë burgun, gjë e cila do të shqyrtohet në 21 gusht, qeveria greke përmes deputetit të Partisë së Demokracisë së Re ka ashpërsuar tonet ndaj drejtësisë shqiptare.

Angelos Syrigos duke akuzuar në derën e spitalin burg ku mbahet Beleri se atij ju shkel e drejta për tu betuar si kryebashkiak, ju shkel e drejta e prezumimt të pafajësisë si dhe të drejtat civile. Nën shembullin se drejtësia nuk veproi njësoj me arrestime për 31 hetime të tjera të korrupsionit në zgjedhje,  deputeti I Demokracisë së re parashikon krisje dypalëshe

Angelos Syrigos deputet Demokracia e re

“Kjo do të shkaktojë një dëmtim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Kemi tre çështje: shteti ligjor, presupozimi i pafajësisë i një kryetari të zgjedhur në bashkinë e Himarës dhe e treta nuk është kuptuar nga ne as nga BE-ja se përse një kryetar i zgjedhur nuk mund të shkojë në zyrën e tij e të bëje betimin kjo nuk ka të bëje vetëm me arrestimin. Këto janë çështjet kryesore. Ky është rasti i vetëm ndryshe nga çdo raste tjetër. Prezumimi  i pafajësisë nuk është marrë në konsideratë përse qeveria shqiptare nuk e lë të betohet. Ligji duhet të kishte thënë se nëse një person ka kryer krim nuk mund të bëje betimin, ligji thotë të kundërtën pra kjo është një shkelje e të drejtave civile”- tha Angelos Syrigos, deputet Demokracia e re.

Deputeti i demokracisë se re paralajmëron se stacioni i radhës për këtë çështje do të jete Brukseli.

“Kjo çështje mund të bëhet pengesë për integrimin. Hapi tjetër fatkeqësisht do jetë në BE ndaj Shqipërisë. Nuk kuptojmë pse një i zgjedhur nuk mund të betohet”– tha ai.

Fredi Beleri gjendet i arrestuar për zgjedhjet e 14 majit.Veprimet hetimore speciale zbuluan se në prag të ditës se votimeve ai u përfshi në skemën e blerjes se votës, e cila kushtonte 5o euro secila.

Paratë u paguan nga bashkëpunëtori i tij tek qytetari qe iu tha qe për këtë pune do të shpërblehej me 300 euro dhe gjykata deri më tani ja ka refuzuar Belerit kërkesën për tu betuar por edhe për të lënë qelinë.

Nga Gjykata e Posacme kërkesës së TCH nëse mund të konsiderohet një ndikim deklarata në prag të shqyrtimit të kërkesës së radhës nga Beleri nuk ju dha përgjigje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA