Grushtoi për vdekje ndërtuesin në Vlorë, Gjykata e Vlorës jep arrest me burg për Rei Metën
11/08/2023 08:48
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit me burg për Rei Metën, i arrestuari për vrasjen e 55-vjeçarit Armando Meshau ditën e hënë në Vlorë.
Seanca gjyqësore u mbajt me dyer të mbyllura. Gjyqtare e çështjes është Emiljana Dhima, ndërsa prokuror, Arjan Xhaferi.
Rei Meta akuzohet për “vrasje nga pakujdesia neni 85 i kodit penal.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, më 7 gusht rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”.
Top Channel