Të paktën 36 persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë ishullin Maui në Haëai.
Zjarret janë përhapur më shpejt nga erërat e forta, të cilat kanë shkatërruar qindra ndërtesa dhe djegur shumë zona.
Mijëra persona janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, pasi në zonën e zjarreve është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për shumë persona të zhdukur.
“Ne mezi ikëm në kohë”, ka thënë Kamuela Kawaakoa, e cila arriti të shpëtonte bashkë me burrin dhe djalin e saj gjashtë vjeçar.
“Ka qenë shumë e vështirë kur e kam parë vendin tim krejt në hi, dhe nuk kam mundur të bëj asgjë”.
Pesë qendra evakuimi janë hapur në Maui, por zyrtarët kanë thënë se të gjitha janë të mbingarkuara me vendas.
Ky ishull vizitohet shumë nga turistët, por atyre u është bërë thirrje që të mos nisen atje.
“Këtu nuk është vend i sigurt”, ka thënë guvernatorja e Hawait, Sylvia Luke.
Zjarrfikësit janë ende në luftë me zjarret, ndërsa helikoperët janë duke hedhur ujë nga lartësia.
Top Channel