Një person ka humbur jetën nga rrëzimi i një aeroplani të vogël afër Beogradit sot, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Aeroplani u rrëzua pak pas orës 12:00 më 10 gusht, pasi ishte ngritur nga aeroporti “13 Maji” në Zemun Polje.

Aeroporti “13 Maji” gjendet në lagjen Zemun Polje, 10 kilometra në perëndim të qendrës së kryeqytetit serb, Beograd.

Përfaqësuesi i Qendrës Kërkimore për Aksidentet e Trafikut, Nebojsha Petroviç tha tha për agjencinë e lajmeve të Serbisë, Beta, se aeroplani ultra i lehtë ishte i regjistruar në Drejtorinë e Aviacionit Civil të Beogradit./ REL

Top Channel