Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia spanjolle si pjesëtari i një grupi kriminal është arrestuar në Dibër.
Geraldo Skënderi 25 vjeç, banues në Maqellarë të Dibrës u arrestua nga policia me qëllim ekstradimin drejt Spanjës ku do të vuajë dënimin.
Gjykata e Castellon Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Në bashkëpunim me persona të tjerë shqiptarë e spanjollë, ata merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtatnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.
Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.
Top Channel