Një jaht pësoi defekt këtë mbrëmje, teksa lundronte pranë zonës së Vollgave në Durrës.

Sipas Kapitenerisë së Portit Durrës, mjeti lundrues me dy persona në bord kishte ngecur në cekëtinë, duke pësuar defekt në të dy motorët.

Me ndërhyrjen e ekipit të Kapitenerisë, mjeti u tërhoq drejt portit, ndërsa raportohet se dy shtetasit që udhëtonin në të janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mjeti me emrin “Alissa” me dy shtetas në bord kishte lundruar nga Bari i Malit të Zi drejt Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA