Çështja “Beleri”/ Grekët paralajmërojnë protestë! Deputeti i partisë Demokracia e Re, vizitë në paraburgim kryebashkiakut
10/08/2023 22:37
Një protestë është paralajmëruar më 14 gusht për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Tubimi do të mbahet jashtë zyrës së Omonias në shëtitoren e Spilesë, ku protestuesit do të kërkojnë lirimin e menjëhershëm nga burgu të Belerit.
Ndërkohë, të premten, do të mbërrijë në Tiranë deputeti i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos. Ai do të zhvillojë një takim në ambientet e paraburgimit me Fredi Belerin.
Greqia ka kërkuar lirimin e Fredi Blerit, ndërsa shpesh ka lëshuar dhe tone kërcënuese në drejtim të Shqipërisë me argumentin se po shkelen të drejtat e minoritetit.
Top Channel