Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Fushë Arrëz, ku një 6-vjeçar ka humbur jetën pasi rrëshqiti dhe ra në rezervuar.
Dyshohet se i mituri O.K. ka rrëshqitur aksidentalisht në rezervuarin e fshatit Iballë. Ai është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave.
“Rreth orës 21:25, në sallën operative të stacionit të Policisë Fushë Arrëz, ka mbërritur një telefonatë se një i mitur i moshës 6 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuarin e Iballës, Fushë Arrëz. I mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.
Kujtojmë se këtë mërkurë, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhim ku një 41-vjeçar u mbyt në liqenin e Belshit.
Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse arritën të nxirrnin nga liqeni trupin e pajetë të shtetasit me iniciale F.Xh. Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk u gjetën shenja dhuna, ndërsa sipas familjarëve, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërsa dy javë më parë, katër anëtarë të familjes Zogu u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Gazment Zogu, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar të gjithë nga fshati Cingar kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë, por nuk dolën më. Të katërt humbën jetën, pasi u lanë në një zonë ku nuk lejohet noti.
Top Channel