Trazirat në Niger! Junta merr vendimin, mbyll hapësirën ajrore për shkak të rrezikut

07/08/2023 12:59

Liderët e grushtit të shtetit në Niger kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit, pasi I frikësohen kërcënimit të ndërhyrjes ushtarake nga fqinjët e tyre. Tashmë në qiellin e Nigerit nuk ka më asnjë fluturim.

Grupi i shteteve të Afrikës Perëndimore ka paralajmëruar më parë se do të përdorë forcën nëse presidenti I vendit, Mohamed Bazoum, nuk rimerr pushtetin deri në orët e para të kësaj të hëne.

Një zëdhënës i juntës tha se forcat e armatosura të Nigerit janë të gatshme të mbrojnë vendin.

Bazoum u arrestua më 26 korrik dhe gjenerali Abdourahmane Tchiani, që është komandant i gardës presidenciale, e shpalli veten lider të ri të shtetit.

Grushti ushtarak u dënua nga ndërkombëtarët, kryesisht Franca dhe SHBA-ja që kanë bërë thirrje vazhdimisht.

Pas një takimi krize në Nigeri, drejtuesit ushtarakë deklaruan se kanë hartuar një plan të detajuar për përdorimin e mundshëm të forcës.

Dy shtete fqinje të Nigerit, Burkina Faso dhe Mali, kanë paralajmëruar se çdo ndërhyrje e jashtme ushtarake në Niger, ata do ta konsiderojnë shpallje të luftës ndaj tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA