Sulm me raketa në lindje të Ukrainës/ Të paktën pesë viktima, 31 të plagosur

07/08/2023 22:35

Të paktën pesë persona u vranë, pasi raketat ruse goditën ndërtesat e banimi në qytetin lindor të Ukrainës, Pokrovsk.

Katër civilë dhe një zyrtar humbën jetën, ndërsa 31 persona u plagosën, tha ministri i brendshëm Ihor Klymenko.

Në vendngjarje vazhdon puna e ekipeve të shpëtimit. Sipas zyrtarëve, raketat kanë dëmtuar edhe një hotel, dyqane dhe ndërtesa administrative.

Pokrovsk shtrihet rreth 70 km në veri-perëndim të qytetit Donetsk, që është i pushtuar nga forcat ruse.

Rusia po sulmon godinat e banimit, tha presidenti Vololdymyr Zelensky, ndërsa publikoi videon e një ndërtesë pesë katëshe të shkatërruar dhe civilëve që heqin rrënojat, ndërsa u kërkoi banorëve të strehohen.

Një ditë më parë, u sulmua një qendër transfuzioni gjaku në Ukrainën verilindore, duke vrarë dy persona, sipas zyrtarëve ukrainas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA