Mbretëria e Bashkuar ka filluar të zhvendosë disa azilkërkues në konteiner të përshtatura për banim në bregdetin e saj jugor, si pjesë e planeve për të përdorur alternativa më të lira se hotelet si strehim të përkohshëm, ndërkohë që shqyrtohen kërkesat për azil.
Qeveria thotë se më shumë se 50,000 azilkërkues që kanë mbërritur me gomone përmes kanalit anglez, aktualisht jetojnë në hotele në pritje të shqyrtimit të kërkesës së tyre për azil në Mbretërinë e Bashkuar.
Plani për të përdorur kontenier të përshtatura për banim dhe objekte ushtarake të pashfrytëzuara janë shoqëruar me protesta nga politikanë dhe shoqatat humanitare, raporton Al Jazeera. Ata e kanë përshkruar strehimin për njerëzit që vijnë nga vende si Iraku, Irani, Siria, Afganistani apo Shqipëria si, çnjerëzore.
“Njerëzit që po ngarkoheshin në Bibby Stokholm (ne foto) u kanë ikur tmerreve më të këqija në botë. ‘Magazinimi’ i tyre në këto maune lundruese është një mënyrë e turpshme për të trajtuar qeniet njerëzore. Sot është një ditë e zezë për vendin tonë”, tha Bell Ribeiro-Addy, politikan i Partisë Laburiste të opozitës.
Ministrja e Mbrojtjes, Sarah Dines, i tha Sky News të hënën se këto kontenier të përshtatura për banim ishte pjesë e një plani për të shtuar numrin e rezidencave që qeveria mund të përdorë për të strehuar emigrantët, pasi fatura për hotelet u rrit në 6 milion paund (7.7 milion dollarë ) në ditë.
“Azilkërkuesit do të kenë strehimin e duhur, por jo luksoz,” tha ajo.
Qeveria ka thënë se Bibby Stockholm do të strehojë vetëm burra beqarë dhe do të ofrojë strehim “me kushte bazike dhe funksionale”, së bashku me sigurimin e kujdesit shëndetësor, shërbime të hotelerisë dhe siguri në bord.
Të hënën, rreth 50 emigrantë u zhvendosen aty për banim. Një person i njohur me situatën tha se ata kishin filluar të zhvendoseshin rreth mesditës. “Mirëqenia e azilkërkuesve në kujdesin tonë është i një rëndësie të madhe”, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme.
Top Channel