Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti të çastit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Armando Meshau, ka humbur jetën pasi është goditur me grusht nga një tjetër person.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti.

2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi Armando Meshau, rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Bëhet me dije se autori tashmë është kapur dhe ndodhet në ambientet e komisariatit të Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA