Shqipëria ende fsheh vende të mrekullueshme që ja vlen të vizitohen dhe promovohen.
Kanionet e Holtës në Gramsh duket se po kthehen ne destinacion jo vetëm të fundjavave por çdo ditë këtu gjen qindra vizitore.
Duket se me të apasionuarit për të zbuluar bukuritë shqiptare janë të huajt.
“Është hera ime e parë këtu dhe është shumë bukur. Kam vizituar gjithashtu Sarandën, Ksamilin. Vende shumë të bukura, uj I kristaltë, Vlora po ashtu është e bukur. Shqipëria është fantastike. Miqtë e mi italianë po ashtu po vijnë ti kalojnë pushimet në Shqipëri.”
“Është hera e parë që vij këtu. Jam me mikeshën time. Pamë video në Instagram që flisnin për këtë vend dhe erdhëm ta vizitonim. Shqipëria është shumë e bukur, ka shumë vende për të zbuluar. Ne qëndrojmë në hotel në Durrës, por shkuam edhe në jug. Plazhet atje janë fantastike. Por na kishin thënë që janë Maldivet e Europës. Pastaj vizituam kryeqytetin dhe sot jemi këtu.”
“Është hera jonë e parë në Shqipëri. Ky kanion është shumë i bukur. Na u desh të merrnin pak informacion se si të vinim deri këtu, por është shumë i bukur.”
“Dëgjuam për këtë vend në Tik tok dhe ndaj erdhëm ta shihnim. Shkuam gjithashtu për ngjitje në Valbonë. Valbona është shumë e bukur, është si alpet në Francë, por në një gjendje më natyrale, më e bukur.”
Te ardhura nga qytete të ndryshme të vendit edhe shqiptarët mahniten nga bukuria qe ofron kanioni, por pa lënë pa provuar edhe ujërat termale.
Ndërkohë Administrata e zonave të mbrojtura është kujdesur për sinjalistikën orientuese dhe këshilluese për të evituar incidente të mundshme në kanion. Nuk është e rekomandueshme që kanioni të vizitohet kur në male ka mot të keq pasi shtimi i ujit mund të paraqesë rrezikshmëri.
Top Channel