Dita e sotme shënon pikën e fluksit të turistëve që mbërrijnë në portin më të madh të vendit, në Portin e Durrësit.

Vetëm ditën e sotme me 6 tragete, pritet të mbërrijnë 9 mijë udhëtarë. 6 mijë e 500 prej tyre tashmë kanë mbërritur me katër linjat e Ankonës dhe Barit.

Terminali i tragetit është plot, në ditët në vijim fluksi do të jetë në hyrje deri më 15 gusht.

Më pas fluksi pritet drejt daljes për ata që mbarojnë pushimet në vendin tonë dhe kthehen në vendet ku jetojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA