Presidenti Begaj përkujton Profesor Eqrem Çabejn në 115-vjetorin e lindjes

06/08/2023 20:17

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi Prof. Eqrem Çabej, emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike në 115-vjetorin e lindjes së tij.

“Shpreh gjithë nderimin dhe mirënjohjen time si President i Republikës së Shqipërisë për Prof. Eqrem Çabejin sot në 115-vjetorin e lindjes së tij, jeta dhe vepra e të cilit e bëjnë akademikun tonë të madh emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike”, shkruan Begaj në mesazhin e tij.

Çabej vlerësohet si albanologu që argumentoi më tej faktin se shqiptarët janë autokton në trojet e të parëve.

“Me përkushtimin, vizionin dhe punën e palodhur prej patrioti të madh dhe intelektuali të shquar, si shkencëtar i rendit të parë, por edhe si dijetar, mendimtar dhe pedagog brilant, Eqrem Çabej jo vetëm i dha identitet shkencor akademizmit shqiptar, por ç’është më e rëndësishme i çeli horizonte të qarta duke e orientuar atë kah hullia e duhur, në të mirë të zbulimit dhe argumentimit shkencor të autoktonisë së shqiptarëve në trojet e të parëve të tyre, të vazhdimësisë iliro-shqiptare, të etnogjenezës ilire dhe prejardhjen e shqiptarëve prej tyre”, shkruan Presidenti i Republikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA