Pas reshjeve të shiut, pushuesit kthehen në plazhin e Vlorës
06/08/2023 15:43
Gjatë ditës së sotme plazhi i Vlorës ka qenë i boshatisur për shkak të motit, ndërsa pushuesit janë rikthyer në orët e pasdites.
Plazhet përgjatë Lungo Mares janë mbushur me pushues, ndërsa shumë të tjerë kanë shfrytëzuar zonat historike si zona e Kalasë së Kaninës apo Ishulli i Zvërnecit për të kaluar ditë ndryshe.
Kthimi i pushuesve pas pushimit të shiut ka sjellë trafik të rënduar në qytet.
Top Channel