Një krim i rëndë është parandaluar në një familje në Elbasan, ku burri ka kërcënuar gruan se do ta vriste me sëpatë.

Autori 48-vjeçar u arrestua në kushtet e flagrancës, por nga hetimet rezultoi se në një parcelë në pronësi e tij, në fshatin Vreshats, kishte kultivuar fidanë narkotikë.

Në bazë të këtyre informacioneve, janë organizuar kontrolle në këtë pronë ku janë gjetur dhe asgjësuar 40 fidanë narkotikë cannabis sativa që dyshohet se ishin kultivuar në kubikë, nga shtetasi A. L.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sëpatën me të cilën shtetasi A. L. kanoste bashkëshorten, një përforcues grushti, si dhe disa nga fidanët narkotikë, pasi pjesa tjetër e tyre u asgjësua nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA