12 mjete lundruese janë bllokuar në Vlorë, pasi u gjetën me shkelje gjatë lundrimit në det.

Dy anije turistike janë ndaluar në portin e Vlorës, pasi nuk kishin dokumentacionin e duhur për të zhvilluar turizmin detar. Me 100 mijë lekë janë gjobitur kapitenët e anijeve.

Në Radhimë, Ksamil dhe Sarandë janë bllokuar 7 mjete lundruese Jet Ski, ndërsa drejtuesit janë gjobitur për lundrim në zonë të ndaluar, mosregjistrim të mjetit apo mungesë të dokumentacionit.

Në Gjipe është bllokuar një gomone, pasi drejtuesi nuk kishte dokumentet e nevojshme në bord. Ai është gjobitur me 100 mijë lekë. Për të njëjtën arsye, janë bllokuar dy skafe dhe në Dhërmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA