Një autobus i linjës Firence- Durrës është bllokuar për kontroll nga policia kufitare mëngjesin e kësaj të diele.

Afro 50 udhëtarë kanë qëndruar për orë të tëra në pritje të përfundimit të kontrollit fizik dhe riskanimit të autobuzit.

Udhëtarë të grupmoshave të ndryshme ndjehen të lodhur dhe të irrituar, ndërsa burime portuale bëjnë me dije për TCH se në autobus është gjetur një sasi eurosh të fshehura dhe të padeklaruara.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA