Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Mjeti me targa serbe përplaset me trafik-ndarësen, 5 të lënduar

06/08/2023 09:29

Një aksident i rëndë me pasojë pesë të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Rrugën e Kombit.

Një makinë me targa Serbe është përplasur me trafik-ndarësen dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë plagosur pesë anëtarë të një familjeje, tre fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ndërsa mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rënddë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta