Stuhia në Slloveni preku dy të tretat e vendit, dëmi mund të shkojë 500 milionë euro

05/08/2023 17:56

Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob tha se stuhia që goditi vendin një ditë më pare, fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë e Sllovenisë  preku dy të tretat e vendit dhe se dëmi mund të kalojë 500 milionë euro.

Përpjekjet për ta kthyer jetën në normalitet do të jenë të mëdha, theksoi Golob pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Më së shumti janë dëmtuar infrastruktura rrugore dhe energjetike dhe ndërtesat e banimit, shkruan agjencia sllovene.

Kryeministri slloven tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për momentin nuk është e nevojshme sepse, sipas tij, Sllovenia ka një nga sistemet më të mira të mbrojtjes në Evropë dhe po funksionon edhe sistemi i mbrojtjes civile.

Stuhitë dhe reshjet rekord që goditën Slloveninë të premten morën të paktën tre jetë njerëzish.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA