Fundjava ka nisur me reshje shiu që do vijojnë deri pasdite vonë në të gjithë vendin ndërsa në zonat perëndimore priten edhe rrebeshe.

Sipas MeteoAlb, situata pritet të përmirësohet në mbrëmje ku reshjet do të jenë më të pakta dhe të lokalizuara në zonat perëndimore ndërsa pas mesnate moti do të kthjellohet gradualisht në jug.

Zonat veriore do të mbeten me shira deri në mesditën e së dielës kur kthjellimet do vendosen në gjithë vendin duke vijuar gjatë gjithë javës që vjen. Temperaturat e ajrit janë ulur me të paktën 6°C sot në mesditë duke variuar nga 22 në zonat malore deri 32°C, vlera më e lartë në  rang vendi.

Java që vjen sjell sërish temperatura të larta duke kulmuar në 37°C në datat 10-11 gusht.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA