Presidenti Begaj i shpreh solidaritet homologes sllovene për përmbytjet katastrofike: Lutjet tona janë me ta

05/08/2023 16:40

Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Bajram Begaj zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Sllovenisë Znj. Natasha Pirc Musar.

Presidenti Begaj i shprehu asaj solidaritetin e përzemërt për popullin e Sllovenisë të prekur nga përmbytjet katastrofike për shkak të motit të keq këtë fundjavë.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë, në veçanti me familjet që humbën të dashurit e tyre. Uroj për një shërim të shpejtë të të lënduarve dhe vënien në kontroll sa më shpejtë të situatës” – u shpreh Presidenti Begaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA