Tre persona janë konfliktuar pasditen e sotme në një pikë karburanti tek kryqëzimi i Talës, në aksin Lezhë Milot, ku i lënduar ka mbetur që qytetar nga Kosova.
Në konflikt fizik me mjete të forta, janë përfshirë shtetasi kosovar M. M. 37 vjeç me dy shtetas shqiptarë ( punonjës te karburanti) N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Gazetarja Brixhilda Deda ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku duket i lënduari i gjakosur, ndërsa gjatë konfliktit janë përdorur mjete të forta përfshirë edhe karrige.
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.
Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve dhe sqarimit të situatës, do të jepet një njoftim i dytë sqarues.
Top Channel