Kanali i Panamasë po thahet, pasi rënia e reshjeve për shkak të ndryshimeve klimatike dhe fenomeni El Nino po kërcënon rrugën e cila përdoret për 6% të tregtisë detare.
Për shkak të mungesës së shiut, Kanali kufizoi tërheqjen e anijeve, gjë që do të shkaktojë një humbje prej 200 milionë dollarësh në të ardhurat e tij në vitin 2024.
“Dizavantazhi i madh që ka Kanali i Panamasë, si rrugë detare, është fakti që ne operojmë me ujë të freskët, ndërsa rrugët e tjera detare përdorin ujin e detit. Ne duhet të gjejmë zgjidhje që të mund të vazhdojmë të jemi një rrugë e rëndësishme për shërbimin e tregtisë ndërkombëtare”, tha Ricaurte Vasquez-Administrator i Kanalit të Panamasë.
Ashpërsia e kësaj krize është shumë e lartë. Kështu që ata po mendojnë për një projekt në lidhje me përmirësimin e situatës.
Nga një mesatare prej 40 anijesh që kalonin çdo ditë në vitin 2022, tani 32 kalojnë për të kursyer tharjen totale të ujit. Për çdo anije, 200 milionë litra hidhen në det.
Që nga viti 1914, më shumë se një milion anije kanë kaluar këtë rrugë, përdoruesit kryesorë të të cilave janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Kili.
Për shkak të tërheqjes së ulët, disa anije tregtare shkarkojnë qindra kontejnerë në Portin e Balboas të Paqësorit ose në vende të tjera.
Kontejnerët dërgohen me hekurudhë nga njëri bregdet i Panamasë në tjetrin, gjë që nënkupton vonesa, por jo domosdoshmërisht kosto më të larta për kompanitë e transportit, sepse megjithëse duhet të paguajnë transportin me tren, ato paguajnë një tarifë më të ulët.
Top Channel