Moment i arrestimit të shqiptarit, i cili u arrestua në zonën Kolonos në Athinë është publikuar këtë të premte.

Pamjet tregojnë momentin kur 38-vjeçari lëviz drejt policit, me qëllim që ta godasë me thikë, ku ky i fundit përdor armën dhe e plagos në bark.

Elton Thoma Zoto, i datëlindjes 1985 nga Delvina, hyri fillimisht në bankë dhe nën kërcënimin e një thike mundi të grabiste rreth 4000 euro nga banka.

Në vazhdim ai tentoi të largohet, por policia e cila ishte më pak se 50 metra nga vendi i grabitjes shkoi sapo dëgjuan alarmin, ndërsa Zoto po tentonte të largohej me një motor.

Menjëherë filloi ndjekja dhe rreth 300 metra më tej, policët e rrëzuan autorin në tokë. I armatosur me thikë, Zoto goditi njërin prej policëve duke e plagosur lehtë, ndërsa një tjetër polic shtiu me armën e shërbimit dy plumba mbi Zoton duke e lënë të plagosur rëndë.

Ai u dërgua në spital, ndërsa polici që shtiu mbi të, u ndalua me urdhër të prokurorisë dhe u ngrit kallëzimi penal për vrasje. Një ditë më parë ai kërkoi falje dhe u la i lirë.

Kujtojmë se Elton Zoto rezulton me precedent penal në Greqi, i skeduar për krime që kanë lidhje me drogën.

Vendimi për arrestimin e policit ka shkaktuar komente të shumta në rrjet.

“Cila kafshë vendosi të ndiqte policin për vrasje nga pakujdesia? A po çmendemi plotësisht?”, shkruan një ndjekës i medias greke Protothem.gr.

“Mendoj se është brenda përgjegjësive të një punonjësi policie. Sigurisht që pas incidenteve të tilla duhet të bëhet një kontroll, por në asnjë rrethanë nuk ka asnjë ndjekje apo akuzë ndaj një punonjësi policie. Ne kemi nevojë që policia të mbrojë dhe të jetë aktive”, shkruan një tjetër.

“Përshëndetje për oficerin e policisë!”, shkruan një tjetër qytetar.

“Pse nuk e qëllojnë kurrë veten në këmbë? A është kaq e vështirë për të vënë në shënjestër të ulët dhe për të imobilizuar autorin pa vrarë?”, shkruan një tjetër.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA