22/12 14:00
Një shtetas shqiptar ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti të ndodhur në vendin e quajtur Neapoli në ishullin e Mitilinit në Egjeun lindor.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por automjeti me targa shqiptare AA 151 AG u përplas në një shtylle dhe në vazhdim u shkatërrua totalisht.
I vdekur u nxor nga llamarinat e shkatërruara të automjetit pasagjeri që ishte ulur në sediljen e parë, ndërsa drejtuesi i automjetit 34 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e ishullit.
Policia thotë se në automjet ndodheshin edhe 2 gra të cilat morën plagë të lehta.
Policia po heton lidhur me ngjarjen. Mësohet se viktima punonte në një lokal në zonën turistike të ishullit. Emri i tij ende nuk bëhet publik.
Top Channel