Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu do të mbizotërojnë gjatë fundjavës në vend.

Që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, pritet të kemi një sistem vranësirash, të cilat do të sjellin reshje shiu fillimisht në veriperëndim. Më pas, gjatë paradites, i gjithë territori do të jetë në zotërimin e reshjeve të shiut.

Në Ultësirën Perëndimore, parashikohen edhe rrebeshe shiu, por orët e pasdites do të kemi përmirësim të kushteve të motit.

Vranësirat do të jenë prezentë edhe gjatë të dielës. Në bregdet do të ketë reshje gjatë paradites, ndërsa në lindje të vendit, reshjet do të jenë prezentë gjatë gjithë ditës.

Për pasojë, do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave me të pakëtn gjashtë gradë Celsius, sipas MeteoAlb. Ndërkohë, java që vjen do të sjellë rritje graduale të temperaturave, me vlerën maksimale 36 gradë Celsius.

Me temperatura të ulëta dhe mot potencialisht ekstrem pritet të përballet dhe Italia, aty ku cikloni “Circe” parashikohet të godasë vendin, duke sjellë stuhi me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.

Sipas meteorologëve italianë, temperaturat pritet të bien deri në 10 gradë. Ndërkohë mbrojtja civile ka lëshuar alarmin portokalli për zonën e Lombardisë, që pritet të goditet dhe më shumë nga cikloni. Me mot të keq pritet të përballen dhe shumë vende të tjera në Europë, ndërsa autoritetet po përgatiten pasi parashikohet të ketë sërish përmbytje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA