14 persona që u konfliktuan mbrëmjen e kaluar gjatë ndeshjes së Tiranës me Beshiktashin janë vënë nën hetim.

Policia njofton se ka nisur procedimi penal ndaj 1o shtetasve turq, një gjermani si një 22-vjeçari dhe dy të miturve nga Tirana.

Pas përfundimit të ndeshjes Tirana – Beshiktash, ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në rrugën “Abdi Toptani”. Si pasojë e dhunës, dy persona kanë mbetur të lënduar. Tifozët e dhunshëm kanë shkaktuar edhe dëme në qytet, përfshirë një makinë që ndodhej i parkuar pranë një hoteli.

Në fillim ishin tifozët e Beshiktashit, të cilët në pamje të parë dukej një sulm ndaj tifozerisë shqiptare të pranishme në “Air Albania”, edhe pse vetë përfaqësues të skuadrës turke mbrëmjen e djeshme deklaruan se acarimi i tifozerisë së Beshiktashit erdhi me disa turq të pranishëm tek tifozeria e Tiranës në tribunën karshi me fanellat e Fenerbaches apo Gallatasarait, dy skuadrat e tjera rivale në Turqi të ekipit dhe tifozerisë së Beshiktashit.

Gjithsesi, turma për pak doli nga kontrolli në prag të ndeshjes, e cila pati një vonesë disa minutëshe. Por acarimi i miqve në Tiranë dhe hedhja e sendeve prej tyre paralajmëroi akte të dhunshme edhe në përfundim të ndeshjes, ku sikurse duket nga pamjet janë disa grupime tifozësh, të cilët dhunojnë tifozerinë turke në për qytet.

Akte huligane të cilat janë reklamuar edhe nga faqet e tifozerive ultra apo huligane europiane, kryesisht lindore të cilat janë të njohura për publikimin e skenave të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA