Fermerët në Myzeqe janë në sezonin e vjeljes së shalqirit.

Për ta ky vit po shënon edhe periudhën më të mirë jo vetëm në prodhim, por edhe në cilësi edhe çmim. Por këtë prodhim nuk do e shijojnë më shumë shqiptarët, sesa të huajt.

Qindra tonelata me shalqi nga sipërfaqet e tokës bujqësore të Fierit, Roskovecit e Frakullës vërshojnë drejt tregjeve rajonale dhe të Bashkimit Europian. Një nga fermerët e suksesshëm të Myzeqesë, Daniel Hoxha ka mbjell një sipërfaqe prej 60 ha me shalqi dhe pas 68 ditësh kohë që i duhen për tu bërë, sot ka vjelë rreth 50 % të kësaj sipërfaqeje.

“Siç e shikoni edhe vetë, rendimenti është goxha e mirë, dhe çmimi është shumë shumë mirë për momentin. Jemi në një fazë që e kemi kaluar 50% të sasisë së vjeljes. Malli për momentin po e dërgojmë në lituani dhe ka shumë cilësi të mirë, ka shije shumë të mirë që na favorizon edhe neve si fermerë por edhe si eksportues”, tha ai.

Gjithashtu edhe pikat e grumbullimit janë të kënaqura me prodhimin e këtij viti. Një nga grumbulluesit më të mëdhenj të zonës së Roskovecit ,Sokol Hoxha është shprehur se ky vit është i mbarë pasi po mbledhin shalqi jo vetëm nga kjo zonë por edhe nga fshatrat e Lushnjës.

“Prodhimi këtë vit ka qenë i mbarë për fermerët. Nga fillimi sezonit deri tani kam eksportuar rreth 72 kamionë, rreth 122 tonë shalqi. Eksportojmë në vendet e rajonit dhe BE. Janë të gjithë të kënaqur me këtë çmim të sivjetshëm”, tha Hoxha.

Këtë sezon, fermerët mendojnë se mundi nuk iu ka shkuar dëm pasi edhe çmimi i tregjeve vendase dhe të huaja është i kënaqshëm

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA