Manchester United pritet të zyrtarizojë shumë shpejt sulmuesin e afruar nga Atalanta, Rasmus Hojlund.
Danezi është i përzgjedhuri i trajnerit Erik ten Hag dhe drejtuesve të “Djajve të Kuq” për sulmin teksa anglezët do të shpenzojnë plot 72 milionë paund për 20-vjeçarin.
Pritshmëritë për Hojlund janë të larta, megjithatë është legjenda e United, Rio Ferdinand që mendon të ulë disi entuziazmin duke u shprehur se sulmuesit do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me futbollin në Premier League.
“Mendoj se kushdo që e ka parë Holjund teksa luan, ka arritur të dallojë cilësitë e këtij djaloshi. Premier League mund të jetë kampionati i duhur për të, por e sigurt është se do t’i duhet pak kohë që të ambientohet në Angli. Pak a shumë siç ndodhi me Darwin Nunez te Liverpool.
Unë mendoj se sezoni i kaluar i shërbeu Nunez vetëm për t’u përshtatur dhe tashmë mund të japë më të mirën për Liverpool. Hojlund është shumë i ri, edhe pse unë shpresoj shumë që sezoni i tij i parë në Premier League të jetë më i miri se ai i Nunez”, u shpreh Rio Ferdinand.
Top Channel