28/12 16:11
Chelsea ka zgjedhur spanjollin Roberto Sanchez për portën.
Londinezët kanë arritur marrëveshjen me klubin e Brightonit, për të transferuar 25-vjeçarin në “Stamford Bridge”, teksa pritet që gardiani të kryejë vizitat mjekësore dhe të firmosë kontratën në dy ditët e ardhshme.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për shifrën e 30 milionë eurove, me Sanchez që do të garojë me patriotin e tij Kepa Arrizabalaga për një vend titullari në portën e gjigantëve londinezë.
Robert Sanchez është pjesë e Brighton që prej 2013-ës dhe pas aventurës në ekipin e moshave dhe dy huazimeve, është shndërruar në titullar që prej sezonit 2020-2021, duke u rritur vazhdimisht dhe treguar siguri mes shtyllave./ SuperSport
Top Channel