Turistët e huaj gjithnjë e më shumë po tërhiqen nga bukuritë shqiptare dhe po zgjedhin bregdetin tonë për të kaluar pushimet.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale me përshtypjet e disa të huajve që po pushojnë në Vlorë, të cilët shkruan kreu i qeverisë “janë të befasuar prej mikpritjes, detit, por edhe plazheve sekrete të zbuluara gjatë udhëtimeve magjike me anije”.
“Erdhëm një natë më parë dhe është vërtet qytet i bukur dhe me njerëz shumë të dashur. Gjatë mbrëmjeve gjallërohet dhe na pëlqen shumë”, shprehet një turiste.
“Këtu në Vlorë është shumë bukur. Bëmë një udhëtim me anije turistike dhe pamë plazhe shumë të bukura, edhe pse sot është shumë vapë”, thotë një turiste.
“Po, temperaturat janë shumë të larta sot dhe ia vlente të ishe këtu në anije”, shton partneri i saj.
“Unë quhem Simon dhe jam nga Austria. Kemi ardhur prej dy ditësh. Është shumë nxehtë, por shumë bukur, u kënaqëm gjatë udhëtimit me varkë”, rrëfen një tjetër.
Top Channel