Pushime falas vitin tjetër, dëmshpërblehen turistët që përjetuan tmerrin në zjarret e Rodosit
02/08/2023 09:30
Turistët që iu shkatërruan pushimet në Rodos për shkak të zjarreve masive do të dëmshpërblehen vitin tjetër me pushime falas.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha për kanalin britanik ITV: Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve.
Greqia është një vend i sigurt, ishte mesazhi i kryeministrit, sipas mediave greke, ndërsa sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.
Top Channel