Kategoria e Parë e sezonit të ri do të jetë me shumë rivalitet. Skuadra si Flamurtari, Elbasani, Bylis, Kastrioti, Apolonia dhe Vora synojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.
Sot u hodh shorti i edicionit 2023/2024 në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”. Java e parë sjell sfida shumë të forta.
Ku bien në sy duelet Kastrioti-Elbasani, derbi i Myzeqesë Lushnja-Apolonia apo edhe Vora-Besa.
Sezoni i ri i Kategorisë së Parë është programuar të nisë në 2 shtator. Dhe të mbyllet në 8 maj të vitit 2024.
Tomori – numri 1
Luzi – numri 2
Bylis – numri 3
Kastrioti – numri 4
Vora – numri 5
Lushnja – numri 6
Apolonia – numri 7
Besa – numri 8
Elbasani – numri 9
Burreli – numri 10
Flamurtari – numri 11
Korabi – numri 12
Java e parë
Bylis-Burreli
Tomori-Korabi
Kastrioti-Elbasani
Vora-Besa
Lushnja-Apolonia
Luzi-Flamurtari
Top Channel