Është hedhur këtë të mërkurë në sallën e konferencave në “Shtëpinë e Futbollit” shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2023/2024, që është edhe edicioni i 85-të i Superiores.
Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 10 klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, përfaqësues të medias shqiptare, shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani si edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala.
Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, kampionati “Abissnet Superiore” do të fillojë më 19 gusht 2023 dhe është planifikuar të mbyllet me 11 maj 2024.
Në kampionat këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KF Skënderbeu, KF Egnatia, FK Dinamo dhe KF Erzeni.
Top Channel