Pas dy vitesh në kampionatin polak me një nga skuadrat më të mëdha atje si Legia W Varshavls, sulmuesi i kombëtares kuqezi, Ernest Muçi, bëhet gati për një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke ndryshuar skuadër dhe kampionat, sipas burimeve të gazetarit të Top Channel, Endi Tufa.
Stacioni radhës pritet të jetë La Liga spanjolle pasi prej ditësh janë duke u zhvilluar bisedime intensive për trasferimin e tij tek Celta Vigo, skuadër që e mbylli sezonin e shkuar në vendin e 6-të në La Liga.
Ende nuk ka asgjë zyrtare megjithatë burime pranë lojtarit bëjnë me dije se gjithçka është shumë pranë dhe mund të finalizohet shpejtë.
Ernest Muçi u transferua nga skuadra e Tiranës tek Legia e Varshavës pas edicionit 2020/2021 për 500 mijë euro, një shifër e konsiderueshme për një lojtarë që transferohet nga kampionati shqiptarë kur ishte vetëm 20 vjeç.
Sot dy vjet më i madh dhe me më shumë eksperiencë Muçi bëhet gati për një tjetër sfidë.
Top Channel