E kryer marrëveshja për mbrojtësin kroat, City planifikon zyrtarizimin para së dielës

02/08/2023 19:19

Dinamo është aktualisht e zhvendosur në Itali aty ku “Blutë” po kryejnë fazën e dytë përgatitore në vigjilje të kampionatit teksa skuadra është vendosur nën urdhrat e trajnerit të sapoardhur, Luigi Di Biagio.

Manchester City ka arritur marrëveshjen me Leipzigun për blerjen e kroatit Gvardiol për 78 milionë stërlina.

Një shumë vetëm dy milionë më pak se shifra rekord për një mbrojtës që Manchester shpenzoi për Harry Maguire në vitin 2019.

Manchester City e sheh 21-vjeçarin si një lojtar që do të jetë shtyllë e mbrojtjes për dekadën e ardhshme. Zyrtarizimi i blerjes së tij do të ndodhë në ditët në vijim.

Pep Guardiola dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij futbollistin përpara përballjes së Community Shield me Arsenalin, të dielën.

Dinamo e Zagrebit, klub ku u formua si futbollist Gvardiol, do të përfitojë 20% të tarifës së transferimit.

Mateo Kovacic, i transferuar te City pikërisht në këtë merkato verore, shok skuadre me Gvardiol në kombëtare e Kroacisë, deklaroi se 21-vjeçari ishte gati ta bënte këtë hap të madh në karrierë.

“Josko ka shumë potencial. Ai mund të vijë këtu dhe të mësojë dhe të jetë versioni më i mirë i vetes. Pa dyshim që do të më pëlqente, jam mik me të dhe ai është kroat. Do të ishte mirë të kisha një kroat pranë meje këtu.”

Gvardiol si pjesë e skuadrës kroate, e cila arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, shënoi në fitoren 2-1 ndaj Marokut në finalen për vendit të tretë./ supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA