Bastisjet e policisë që synonin bandat e drogës në tre shtete braziliane kanë lënë të vdekur të paktën 43 persona.

Në operacionin e fundit në Rio de Zhaneiro, policia tha se iu kundërpërgjigjën zjarrit në zonën Complexo da Penha, duke vrarë të paktën 10.

Më parë, 14 të dyshuar vdiqën në përleshjet gjatë një bastisjeje pesë-ditore të policisë në shtetin São Paulo, të quajtur Operacioni Mburoja.

Dhe në shtetin verilindor të Bahia, zyrtarët thonë se 19 të dyshuar janë vrarë që nga e premtja.

Pesëdhjetë e tetë persona u arrestuan gjatë operacionit në shtetin São Paulo, i cili filloi pasi një oficer policie i forcave speciale u vra të enjten në qytetin bregdetar Guarujá.

Policia sekuestroi 385 kg lëndë narkotike, si dhe armë, sipas mediave lokale.

Operacioni në Guarujá u kritikua nga Ministri i Drejtësisë i Brazilit, Flavio Dino, i cili tha se reagimi i policisë nuk ishte proporcional me krimin e kryer.

Në Rio de Zhaneiro, një mbret i trafikut të drogës dhe një trafikant ishin midis 10 personave të vrarë, sipas raporteve të mediave lokale.

Katër të tjerë u plagosën, duke përfshirë një polic.

Sipas policisë ushtarake të qytetit, operacioni në Complexo da Penha, një grup favelash në veri të qytetit, u nis pasi informacionet e inteligjencës sugjeruan se një takim i drejtuesve të trafikut të drogës do të zhvillohej në zonë.

Dëshmitarët okularë i thanë mediave lokale se dëgjuan disa të shtëna dhe përleshje mes anëtarëve të bandës së armatosur rëndë dhe policisë.

Shkollat ​​përreth Complexo da Penha nuk u hapën të mërkurën, duke detyruar rreth 3,220 nxënës të qëndrojnë në shtëpi.

Vizitat në shtëpi të organizuara nga shërbimi shëndetësor kombëtar u pezulluan gjithashtu për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA