Numri i gjymtimeve për qytetarët ukrainas thuhet se është tashmë në një nivel pothuajse të barabartë me Luftën e Parë Botërore.

Wall Street Journal raporton se midis 20,000 dhe 50,000 ukrainasve u janë dëmtuar një ose më shumë gjymtyrë në 18 muajt që nga pushtimi i Rusisë.

Gjatë gjithë 4 viteve të Luftës së Parë Botërore, 41,000 ushtarë britanikë dhe 67,000 gjermanë kishin nevojë për mjekim.

Autoritetet ukrainase thuhet se u paguajnë të plagosurve 18,000 £ për të mbuluar koston – por shumë e kanë ende të vështirë të përballojnë trajtimin.

Top Channel