Zjarr në Kashar, shkak shkëndija elektrike në shtyllën e tensionit
01/08/2023 10:39
Një sipërfaqe e vogël toke është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në Kashar, si pasojë e shkëndijave elektrike në shtyllat e tensionit.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Nuk dihet ende nëse shkak për shkëndijën elektrike ka qenë këputja e kabllove për shkak të nxehtësisë nga temperaturat e larta, siç ishte rasti i Elbasanit disa javë më parë.
Këputja e telave të tensionit të lartë në zonën e Bradasheshit në Elbasan ka rrezikuar jetën e banorëve, ndërsa ata janë shprehur të alarmuar pasi linjat e tensionit të lartë u kanë rënë mbi shtëpi.
Top Channel