Rritja e prodhimit të peshkut, banorët e ishullit grek të tronditur: Problem për turizmin

01/08/2023 15:45

Në ishullin piktoresk grek të Poros, projekti për të rritur prodhimin e llojeve të ndryshme të peshqve, ka nxitur pakënaqësi tek banorët, të cilët shprehen se me këtë gjë turizmi i vendit është në rrezik.

Greqia ka planifikuar prej kohësh ta bëjë ishullin e Gjirit Saronik me 3000 banorë pranë gadishullit të Peloponezit, një nga vendet më të mira të kulturës detare, me kulinarinë perfekte për sezonin e verës.

Rezervuarët e peshkut do të mbulojnë një të katërtën e ishullit, 600 hektarë në tokë dhe 269 hektarë në det.

Bashkimi Evropian ka dhënë një fond prej 92 milionë eurosh, për të promovuar akuakulturën në Greqi deri në vitin 2027.

Sipas Organizatës Helenike të Prodhuesve të Akuakulturës (HAPO), industria në vitin 2021 pati një rritje prej shtatë për qind në vëllim në 131,000 tonë.

Kryetari i bashkisë së Poros, Janis Dimitriadis është ndër ata që kundërshtojnë nismën, që sipas tij do të rrezikojë turizmin në ishull.

“Po për turizmin detar, jo për kultivimin e peshkut. Poros është 95 përqind i varur nga turizmi. Ne do të shndërrohemi në një zonë industriale, duke vënë në pikëpyetje të gjithë ekuilibrin e ekonomisë sonë”, tha ai.

Deti në pjesën veriore të Poros është i mbushur me kafaze të mëdha lundruese, të cilat mbajnë peshq të llojeve të ndrshme.

Kryebashkiaku Dimitriadis është i shqetësuar edhe për mjedisin, me argumentin se përqendrimi i lartë i peshkut në pellgjet e vogla nxit sëmundjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA