Pas dy dekadash endjeje në vendet e fundit të tabelës si një skuadër pa pretendime dhe gjithmonë duke i shpëtuar daljes nga futbolli profesionist në atë amator, tashmë ekipi i futbollit të Ilirisë së Fushë Krujës ka marrë një fytyrë të re në prag të edicionit 2023/2024.
Nazmi Selmani është presidenti i ri i kësaj skuadre, i cili në të gjithë ambientin e futbollit shqiptarë, njihet edhe si babai i 4 futbollistëve, po po katër djemtë e tij të katërt janë futbollist, dy prej tyre në kategorinë superior, si Gentian Selmani, portierë i Tiranës dhe Adolf Selmani mbrojtësi i Erzenit.
“Jemi familje që e duam sportin, babai është tifozi ynë numër një na ka dhënë shtysën e na ka ndihmuar. Ne jemi munduar ta shpërblejmë, të punojmë fort. Unë dhe tre vëllezërit e mi kemi rrugën tonë të karrierës. Sot është dita e parë e stërvitjes së ekipit, të cilin e ka marrë në administrim babai i im, objektivi është të ngjitemi në kategorinë e parë”– tha Gentian Selmani, portier i Tiranës.
Po sa e ndihmon fakti të atin që ka katër djem futbollista, në ndërtimin e skuadrës.
“Jemi konsultuar me babanë, ai na ka marrë mendime edhe neve sidomos në lidhje me futbollistat dhe organizimet, shpresoj të bëhet një ekip i mirë”– tha Gentian Selmani, portier i Tiranës.
Skuadra e Ilirisë është ndër më të rejat e futbollit tonë e rikrijuar në periudhën e demokracisë, pikërisht në vitin 1991 dhe katër vite më pas ata arritën madje të ngjiten edhe një herë në kategorinë Superiore.
Megjithatë ata sot ende nën kategorinë e dytë, por që me investimet e reja, të paktë nga ana infrastrukturës dhe ajo vizuale skuadra e Fushë Krujës ka arritur të ketë një imazh të ri, sa i përket rezultateve do të na duhet të presim deri në fillimin e edicionit të ri të kësaj kategorie në fillim të shtatorit.
Top Channel