Nuk u aktivizua ndaj Interit, Neymar flet për kthimin e tij në fushë

01/08/2023 19:25

Në humbjen e sotme të PSG-së në miqësore ndaj Interit, Neymar nuk u pa në fushë, pasi stafi teknik vendosi ta mbante gjatë gjithë kohës në stol.

Kjo pavarësisht se një ditë më parë ishte rikthyer me grupin, duke zhvilluar të gjithë seancën stërvitore me shokët e skuadrës. Kur do të kthehet “ylli” brazilian në fushë?

Vetë sulmuesi brazilian ka sqaruar opinionin në një intervistë të shkurtër të publikuar nga “L’Equipe”:

“Jam mirë, ndihem në formë, por nuk e di kur do të rikthehem duke luajtur”.

Gazeta franceze shton se ish-lojtari i Barcelonës ka punuar shumë mirë në javët e fundit dhe se shpejti do të arrijë formën sportive për të zbritur në fushën e gjelbër.

Për fillimin e sezonit, Luis Enrique me siguri do të jetë në gjendje të llogarisë edhe brazilianin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA