Kina ka zëvëndësuar dy drejtues të një njësie elitare që menaxhonte arsenalin e saj bërthamor, vendim që ka shkaktuar spekulime për spastrim të drejtuesve.
Gjenerali Li Yuchao, i cili drejtonte njësinë e Forcave Raketore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe zëvendësi i tij janë zhdukur prej muajsh.
Ky është tronditja më e madhe e paplanifikuar në udhëheqjen ushtarake të Pekinit në pothuajse një dekadë.
Analistët deklaruan se ky spastrim është një nga ndryshimet më të thella në strategjinë bërthamore në dekada.
Pekini nuk ka komentuar vendndodhjen e gjeneralit Li dhe zëvendësit të tij, por raportohen se ndaj tyre kanë nisur hetimet, detajet e të cilave nuk bëhen të ditura.
Shkarkimi i gjeneralit Li, së bashku me zëvendësimin e fundit të ish-ministrit të jashtëm Qin Gang, paraqet një nga sfidat më të mëdha të udhëheqjes për Xi Jinping në kohët e fundit.
Qin mungoi në angazhimet publike për një muaj përpara se të zëvendësohej, pa u dhënë asnjë shpjegim nga autoritetet.
Në vitin 2014, një spastrim i gjerë në radhët ushtarake të Kinës bëri që ish-zëvendëskryetarët e Komisionit Qendror Ushtarak të shkarkoheshin dhe të ndiqen penalisht për korrupsion.
Top Channel